Kuvendi miraton projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot po e votojnë krijimin e Ushtrisë.

Lajme

14/12/2018 11:01

Në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim shqyrtimi dytë Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky projektligj ka kaluar me 106 vota pro dhe asnjë kundër, raporton lajmi.net.

Ky është Projektligji i dytë nga pakoja e projektligjeve që e bëjnë Kosovën me ushtri.

Pas votimit të amendamenteve pritet të votohet edhe projektligji i tretë që mundëson transformimin e FSK-së në Ushtri. /Lajmi.net/