Kuvendi i Kosovës sot pritet ta votojë vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës së ndërprerë të enjten, sot pritet ta vendosë në rend të ditës miratimin vazhdimit të mandatit të Misionit të EULEX-it.

Lajme

17/06/2016 07:07

Në seancën e së enjtes, deputetët nuk votuan për shmangie nga rendi i ditës për ta bërë këtë, por kjo pritet të bëhet sot (e premte).

Për më tepër, Kuvendi i Kosovës dje i ka ndërprerë punimet në mungesë të kuorumit, pa i votuar edhe dy projektligje që kanë të bëjnë me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Por Kuvendi pritet ë sot (e premte), seancën e mbetur përgjysmë, ta vazhdojë  dhe njëkohësisht të votojë edhe për vazhdimin e mandatit të këtij misioni.

Seanca pritet të fillojë në orën 11:00 dhe krejt kjo bëhet pas letër këmbimit të Presidentit Hashim Thaçi dhe përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini.