Kuvendi ka realizuar vetëm 19 përqind të agjendës

Kuvendit të Kosovës i ka mbetur edhe një muaj deri në përfundim të sesionit pranveror, por përmbushja e agjendës legjislative vazhdon të jetë larg synimeve.

Lajme

23/06/2016 09:45

Sipas platformës për monitorimin e Kuvendit “Vota Ime”, Kuvendi ka realizuar vetëm 19 për qind të agjendës legjislative, kur ka mbetur edhe një muaj deri në përfundim të sesionit pranveror, shkruan Zëri.

Deputetët dhe monitoruesit e Kuvendit kanë kritika për mbajtjen e seancave të rralla që po mbahen.

Edhe monitoruesit e punës së legjislativit kanë kritika për humbjen e dinamikës së nevojshme të punës nga organi më i lartë ligjvënës.

As këtë javë Kuvendi nuk do të zhvillojë seancë plenare, pavarësisht se një numër i projektligjeve është duke pritur për shqyrtim. /lajmi.net