Kuvendi i Kosovës në mesin e 20 fotografive të javës në ‘The Guardian’

Veprimet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe imazhet me gazin lotsjellës janë shpërndarë gjithandej nëpër mediat më të njohura ndërkombëtare, raporton lajmi.net.

Lajme

27/02/2016 20:38

Ngjarjet politike të kësaj jave në Kosovë, nuk janë shënuar vetëm nga mediet vendore e rajonale.

Veprimet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe imazhet me gazin lotsjellës janë shpërndarë gjithandej nëpër mediat më të njohura ndërkombëtare, raporton lajmi.net.

Kështu, njëra prej gazetave më prestigjioze britanike, The Guardian, ka publikuar 20 fotografi të cilat shënuan ngjarjet më të veçanta përgjatë globit gjatë kësaj jave.

Në mesin e tyre është edhe njëra nga Kuvendi i Kosovës, përkatësisht nga hedhja e gazit lotsjellës nga ana e deputetëve opozitarë, në seancën për zgjidhjen e  presidentit të ri të republikës.

Lajmi.net sjell më poshtë edhe disa fotografitë tjera që sipas The Guardian shënuan ngjarjet e rëndësishme të kësaj jave./lajmi.net

Kuvendi i Kosovës

4656

4738499850003500