Kuvendi e vazhdon punën sot, aty ku e la dje

Kuvendi i Kosovës sot të mbajë përsëri seancë plenare.

Lajme

13/07/2018 07:44

Kjo seancë do të jetë vazhdimin i pikave të mbetura nga seanca e djeshme.

Seanca do fillojë nga ora 10:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

3.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,

4.      Shqyrtimi i parë  i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

6.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,

7.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

8.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,

9.      Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe

10.  Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.