Kuvendi e nis sesionin pranveror me seancën për zgjedhjen e Presidentit

Kuvendi i Kosovës e ka vazhduar pushimin dimror më shumë se zakonosht, pas një sezoni të lodhshëm, ku pothuajse në çdo seancë të fundit hidhej gaz lotsjellës nga deputetët opozitarë. E edhe pse po kalon një muaj, ende nuk është caktuar seanca e parë e kuvendit për këtë vit.

Lajme

26/01/2016 10:38

Kryesia e Kuvendit të Kosovës që u mblodh javën e kaluar nuk caktoi datën e seancës së ardhshme, por u tha se ajo do të caktohet në mbledhjen e ardhshme të kësaj kryesie e cila do të mbahet më 6 ose 7 shkurt.

Një nga seancat që Kuvendi pritet t’i ketë gjatë muajit të ardhshëm është edhe ajo e zgjedhjes së presidentit, dhe lajmi.net nga burime brenda koaliconit qeverisës ka mësuar se pikrisht kjo do të jetë seanca me të cilën Kuvendi do ta fillojë këtë sesion pranveror.

Ky burim ka bërë të ditur se kjo seancë ku lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, do të votohet për president do të mbahet para datës 17 shkurt, kohë kur partitë e bllokut opozitarë, VV-AAK dhe Nisma, kanë caktaur protestën e radhës ku do të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së koalicionit PDK-LDK. /lajmi.net