Kuvendi dështon përsëri të përfundojë seancën e rregullt

Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot ta përfundojë seancën e rregullt plenare.

Lajme

14/06/2018 14:36

Në mungesë të deputetëve seanca është ndërprerë, e cila u vendos të vazhdohet të martën.

Deklarimet jashtë rendit ditës, pyetjet parlamentare dhe një interpelancë e kryeministrit ishin pikat që u përfunduan.

Ndërsa, për votimin e rekomandimeve nga interpelanca për veprimet e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo nuk pati deputetë./Lajmi.net/