Kuvendi blen 140 iPad-a, pa tender publik

Administrata e Kuvendit ka vendosur që t’iu blejë deputetëve tabletë të fjalës së fundit të teknologjisë.

Lajme

02/12/2014 08:43

Blerjen e tabletëve, ky institucion e ka bërë nëpërmjet tenderit njëburimor, duke e eliminuar konkurrencën që është baza e ligjit të prokurimit. Kuvendi do t’i blejë 140 tabletë të tipit iPad të prodhimit amerikan “Apple”.

Kuvendi do të paguajë 111 mijë e 860 euro për tabletët së bashku me mbrojtësin dhe pajisjet përcjellëse. E një tabletë për secilin deputetë ka kushtuar rreth 800 euro, shkruan Koha Ditore.

Në njoftimin për dhënien e kontratës, Kuvendi ka shkruar se përmes procedurës së negociuar kanë rekomanduar për kontratë kompaninën “Info Com”. Në këtë njoftim të publikuar në ueb-faeqn e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për këtë tender nuk ka pasur njoftim paraprak e as njoftim për Kontratë.

Ndërkaq, ligji për prokurim publik e parasheh këtë procedurë të prokuritimit, të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Mirëpo, duhet të jenë raste shumë të veçanta e shumë specifike për të proceduar me një procedurë të tuillë që e kufizon në maksimum konkurrencën e një tenderi, shkruan Koha Ditore.