Kuvend, ligji i gjuhëve shtyhet për në fund të seancës

Ka zgjatur më shumë se një orë ndërprerja e seancës në Kuvendin e Maqedonisë pas tensionit të krijuar më herët mes opozitës dhe kryetarit të Kuvendit.

Lajme

14/03/2018 15:36

Por pas këtij pushimi ka pasur edhe ndryshime të rendit të ditës ku është vendosur që në fillim të votohen pikat e tjera të rendit të ditës, ndërsa më pas do të jepet përsëri gjysmë ore pushim për koordinatoret e grupeve parlamentare që të takohen para se të kalohet ne pikën e ligjit të gjuhëve.

Për shkak të tensionit të krijuar brenda në seancën, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi me kërkesë të opozitës kishte dhënë pushim një orësh, raporton Alsat-M.

Në fillim të seancës, pjesa më e madhe e deputetëve të VMRO DPMNE-së u paraqitën për procedurale kurse deputeti Ilija Dimovski kërkoi që çështja të kalojë në Komisionin për Çështje të Rregullores për të zgjidhur paqartësitë rreth 35 mijë amendamenteve të kësaj partie.