Kushtrim Bajraktaraj në “Top-10” bodybuilderët e Evropës

Në fillim të muajit maj është mbajtur Kampionati Evropian në Santa Suzana të Spanjës, ku pjesëmarrës ishte edhe bodybuilderi nga Kosova, Kushtrim Bajraktaraj.

Sport

26/05/2016 18:42

Në garën ku morën pjesë 46 shtete të Evropës me gjithsej 1200 garues, Bajraktaraj pati një plasman fantastik duke u renditur në pozitën e 7-të, në mesin e 26 konkurrentëve, që të gjithë kampionë të shteteve pjesëmarrëse.

Ai është kampion i shumëfishtë në Kosovë për vite me radhë. Në vitin 2014 u shpall kampion absolut mbarëkombëtar, gjë që e dërgoi Kushtrimin në një nivel shumë më të lartë.

Po ashtu, në tetor të vitit 2015, Kushtrimi ishte garues në Kampionatin “Euro Amateur Olimpia 2015” që u mbajt në Pragë të Çekisë, ku u stolis me medalje të argjendtë dhe njëkohësisht u bë shqiptari i parë që posedon medalje në IFBB.

Kushtrimi, i cili gjithashtu është trajner personal shumë i dalluar në Kosovë, falënderoj Federatën e Bodybuildingut dhe Fitnesit në Kosovë, që i ka mundësuar pjesëmarrjen në këto gara evropian dhe botërore, në Federatën më të fuqishme në botë, “International Federation of Bodybuilding”.

12573236_530408347139229_6254942232116515043_n 12246881_504211586425572_1147470490699289738_n 12144677_485494164963981_6542439521152190836_n