Kushton veç 2 milionë dollarë

McLaren P1 Hybrid për vetëm 2 milionë dollarë. Vetëm 375 modele do të prodhohen me porosi nga 82 teknikë në një proces katër fazor që do të zgjat 17 ditë. Kur të arrihet kapaciteti i plote në linjën e prodhimit, do të ketë një makinë të përfunduar çdo ditë. Secila makinë do të testohet me…

Auto & Tek

26/10/2013 08:54

McLaren P1 Hybrid për vetëm 2 milionë dollarë.

Vetëm 375 modele do të prodhohen me porosi nga 82 teknikë në një proces katër fazor që do të zgjat 17 ditë. Kur të arrihet kapaciteti i plote në linjën e prodhimit, do të ketë një makinë të përfunduar çdo ditë.

Secila makinë do të testohet me rigorozitet në një terren të punuar posaçërisht nga McLaren dhe do të vendosen në testin Monsoon, në të cilin 16.000 litra ujë të recikluar de-jonizues do të lëshohen për t’u siguruar se të gjitha valvulet janë të mbyllura.

Zemra e automjetit, një motor 3,8 litër, twin-turbo V8, me benzinë dhe me motor elektrik, lehtë do të gjenerojë 903bhp dhe mund të shkojë nga 0–100Km/h për vetëm 2.8 sekonda.

Ky automjet mund të arrijnë 186mph (300 km/h) në 16,5 sekonda, që është 5.5 sekonda më shpejt se McLaren F1. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 217mph (350 km/h).

McLaren P1 me ngjyrë të verdhë vullkanike tashmë është zgjedhur nga pronari i tij në Mbretërinë e Bashkuar nga selia e kompanisë në Woking, Surrey.