Kushti i Januzajt për Anglinë

Adnan Januzaj do ta zgjedhë Anglinë si ekip Kombëtar nëse Federata angleze mund të tejkalojë pengesën e rregullës së qëndrimit pesëvjeçar. Mesfushori i Manchester Unitedit, i lindur në Bruksel nga prindër kosovar-shqiptar, tanimë ka refuzuar interesimin nga Belgjika derisa konsideron opsionet e tij. Mirëpo, sipas Daily Mail, Federata angleze ka marrë indikacione të fuqishme se…

Sport

17/10/2013 08:34

Adnan Januzaj do ta zgjedhë Anglinë si ekip Kombëtar nëse Federata angleze mund të tejkalojë pengesën e rregullës së qëndrimit pesëvjeçar.

Mesfushori i Manchester Unitedit, i lindur në Bruksel nga prindër kosovar-shqiptar, tanimë ka refuzuar interesimin nga Belgjika derisa konsideron opsionet e tij.

Mirëpo, sipas Daily Mail, Federata angleze ka marrë indikacione të fuqishme se 18-vjeçari, i cili ka të drejtë të përfaqësojë edhe katër shtete tjera, preferon Anglinë.

Por, çelësi i angazhimit të Januzajt në Kombëtaren angleze duket i lidhur me rregullën që ia pamundëson atij të luajë për ekipin edhe për tri vjet tjera, pasi duhet të bëjë pesë vjet në shtet në mënyrë që ta fitojë të drejtën e angazhimit me ekipin e selektorit Roy Hodgson.

Sipas burimeve të afërta me Januzajn dhe prindërit e tij, Kosova do të ishte opsioni i preferuar nëse do të ishte e pranuar nga FIFA, mirëpo ashtu si qëndrojnë gjërat tani, Anglia është zgjedhja e tij.