Kushti i De Gea për të qëndruar te Man Utd – Lajmi.net
Kushti i De Gea për të qëndruar te Man Utd
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëvePremier LeagueSport 9:06, 29 November 2018
David de Gea mund të qëndrojë te Manchester United, nëse bëhet lojtari më i paguar në skuadër.

Portieri spanjoll, David de Gea, dëshiron pagë prej 350 mijë funtave në javë, për të barazuar lojtarin më të paguar në skuadër, Alexis Sanchez, shkruan ‘Daily Mail’, përcjell ‘lajmi.net’.

Marrëveshja e De Gea me United skadon në fund të sezonit, por ‘Djajtë e Kuq’ kanë një mundësi për të zgjatur kontratën edhe për një vit, por ylli spanjoll tashmë ka hedhur poshtë ofertën prej 275 mijë funtave në javë.

Për De Gean, ka interesim të madh nga PSG dhe Juventus.

Me këto oferta, De Gea do të kërkojë nga Manchester United që të bëhet lojtari më i paguar në klub, nëse dëshirojnë ta mbajnë atë në skuadër./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO