Kushtetuesja rrëzon kërkesën e grave për kuota edhe në Qeveri

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar kërkesën e grave për vendosjen e kuotës gjinore edhe në Qeveri, kurse ndaj këtij vendinmi ka reaguar deputetja e LDK-së, Alma Lama, sipas së cilës kjo paraqet një skandal dhe marrëzi të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme

16/03/2015 22:37

Sipas Kushtetueses, një vendim pro kësaj kuote gjinore do të ishte në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuar në kapitujt II dhe III të Kushtetutës.

“Amandamenti i propozuar pakëson të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara në Kapitullin II dhe në Kapitullin III të Kushtetutës, si dhe shkronjën e frymën e saj, siç përcaktohet në praktikën gjyqësore të Gjykatës”, thuhet në vendim.

Ky vendim i Kushtetueses është quajtur skandaloz nga deputetja Alma Lama.

“Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves ka shpallur ne vendimin e saj se barazia gjinore pakeson te drejtat e njeriut.

Ne gjykimin per anendamentin ne lidhje me futjen e kuotes gjinore edhe per qeverine, GJK deklaron se kjo gje pakeson te drejtat dhe litite e njeriut. Vendimi i tyre bie ne kundershtim me vete Kushtetuten e Kosoves, ku barazia gjinore eshte nje nga parimet themelore. Edhe logjikisht si mundet kerkesa per barazi te zvogeloje? Cudite dhe marrezite e kesaj Gjykate nuk kane te sosur”, shkruan Lama në Facebook.