Kushtetuesja pezullon emërimin e Pecit në krye të Gjykatës Supreme

Gjykata Kushtetuese ka vendos masën e përkohshme të pezullimit të procedurës për emërimin e Enver Pecit në postin e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Lajme

28/03/2017 16:25

Masa e përkohshme do të jetë në kohëzgjatje deri më 16 maj, kohë kjo kur pritet të merret vendimi final, shkruan lajmi.net.

Kështu, Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kërkesës së kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka e cila nuk kishte pranuar zgjedhjen e Enver Pecit në krye të Gjykatës Supreme më 6 mars, duke thënë se ka pasur pa rregullsi në këtë proces. /Lajmi.net/