Kushtetuesja mund ta kthejë procesin në pikën zero

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj mbi çështjen e zgjedhjes së kryeparlamentarit nuk mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lajme

21/07/2014 20:44

Kështu mendon Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, i cili ka thënë se në këtë rast, ajo çka mund të ndodhë është që procesi i zgjedhjes së kryeparlamentarit të kthehet në pikën zero.

Ai për KTV ka thënë se i vetmi skenar që Kosova mund të ketë zgjedhje të parakohshme është nëse dështon për herë të dytë që të formohet Qeveria.

“Ta qartësoj një gjë, në çfarëdo skenari të mundshëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ekziston vetëm një skenar në situatën aktuale, ai që mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe ajo është vetëm nëse dështon për herë të dytë formimi i Qeverisë, pas emërimit të mandatarit të dytë nga Presidentja e Republikësnë Kuvend”, ka thënë Korencia, raporton KTV.