Kushtetuesja këtë javë vendos për kërkesën e ngrirjes së postit të Isa Mustafës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar lëndën e depozituar për shqyrtim nga ana e deputetëve të grupit parlamentar të PDK-së, të cilët kanë kontestuar zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit.

Lajme

21/07/2014 23:36

Në një përgjigje për Top Channel, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar pranimin e lëndës, ndërsa gjyqtarët e këtij institucioni ende nuk janë takuar për të vendosur për pezullimin e përkohshëm të funksionimit të Kuvendit, siç kanë kërkuar parashtruesit e ankesës.

Gjatë kësaj jave, ekipi i gjyqtarëve që do të trajtojë lëndën e Kuvendit pritet të vendosë nëse kryeparlamentari Isa Mustafa mund të thërrasë mbajtjen e ndonjë seance, apo do të vendosin që ta “ngrijnë” postin e tij deri në përfundim të procesit gjyqësor në Kushtetuese.