Kushtetuesja do të gjente shkelje te LVV-ja dhe vështirë te PAN-i – Lajmi.net
Kushtetuesja do të gjente shkelje te LVV-ja dhe vështirë te PAN-i
Autori: Lajmi.net Op-EdOpinion 14:59, 14 August 2017
Bllokada e krijuar në Kuvendin e Kosovës për konstituimin e institucioneve që dalin nga zgjedhjet e qershorit 2017 është duke e sfiduar Kosovën si nga aspekti i kulturës politike ashtu edhe nga aspekti i funksionimit kushtetues të vendit. Taktizimet politike janë venë në lojë nga të gjitha partitë dhe koalicionet.

Autor: Fatmir Haxholli

 

Në përplasjen mes PAN-it dhe LVV-së, LAA-së nuk po i mbetet tjetër, pos që rastin ta dërgojë në Kushtetuese. Sidoqoftë ka një dilemë në këtë mes, fakti që LAA duke pretenduar një bashkëpunim me LVV, me dërgimin e rastit në Kushtetuese, në shkelje do ta gjente kryesisht LVV-në dhe vështirë PAN-in. Me këtë, LAA-ja do të akuzohej nga LVV-ja, për prishjen e mundësisë së bashkëpunimit.

Ta zëmë se rasti deponohet në Kushtetuese dhe evidentohen shkeljet e LVV-së, kjo pastaj do ta akuzonte LAA-në se i bëri një shërbim PAN-it, se PAN-i dhe LAA-ja janë bllokuesit e vërtetë, gjë që për rrjedhojë në zgjedhjet lokale të tetorit, do të kërkonte nga qytetarët që t’i ndëshkojnë PAN-in dhe LAA-në, pra ta përkahin LVV-në.

Ndryshe nga PAN-i, që tash për tash synon vetëm qeverinë, LVV-ja synon të marrë qeverinë dhe sa më shumë komuna, prandaj luajnë në kalkulimin në kohë dhe provojnë të shfrytëzojnë pozitën delikate në të cilën gjendet aktualisht LAA-ja.

Kur jemi te shkeljet, me shumë gjasë LVV-ja do të gjendej në shkelje për kryesuesin, si dhe për refuzimin e konsultimeve në lidhje me vazhdimin e seancës. PAN-it do t’i thuhej se ka obligim që të propozojë kandidatin dhe të marrë pjesë në seancë konform konsultimeve mes gjitha partive. Në këto rrethana, LAA-ja nuk duhet të lejojë të manovrohet, sepse nëse  LVV-ja nuk merr qeverinë, ajo po e ruan një befasi të keqe për LAA-në.

LVV duhet ta dëshmojë që ky nuk është rasti, të shkojë në konsultime të caktuara nga deputeti i saj.

Fjalët kyçe: seanca konstituive

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble
  • Play 8 Ball Pool