Kushte të tmerrshme në burgjet e Maqedonisë! (Foto)

Për disa kohë disa shoqata qytetare janë duke informuar për gjendjen e tmerrueshme në burgjet e Maqedonisë dhe kushtet çnjerëzore në të cilat të burgosurit vuajnë dënimin e paraparë.

Lajme

21/09/2015 08:41

Në burgjet ka një erë e keqe që është e padurueshme, pajisjet e higjienës janë diçka lukzose, dhe dhomat janë terren i përshtatshëm për përhapjen e mikrobeve.

Imazhet që janë shfaqur në internet, shihen pamjet që janë të ngjajshme me skena të një filmi horror, dhe paraqesin jetën e përditshme të të burgosurve.

Burime të afërta të “centarnews” me të burgosurit pohojnë se ka ndarje të të burgosurve në dy kategori, ata që bashkëpunojnë me drejtorin dhe kanë të gjitha të drejtat, dhe ata që refuzojnë të bashkëpunojnë me udhëheqjen e koruptuar dhe janë në kushte që janë larg nga normalja.

Për shkak të papastërtisë së madhe, shëndeti i të burgosurve është në gjendje kritike, dhe ndihma mjekësore aspak nuk u jepet edhe pse është e garantuar ligjërisht.

Ndryshe 90% e të burgosurve janë në grevë urie në të gjithë burgjet e Maqedonisë, përshkak të kushteve të këqija./TetovaSot

Tetove18 Tetove17 Tetove16 Tetove15 Tetove14 Tetove13 Tetove12 Tetove11 Tetove10 Tetove9 Tetove8 Tetove7 Tetove6 Tetove5 Tetove4 Tetove3 Tetove2  TetoveTetove1