Kushner: Nuk e di çfarë do të ndodhë me veriun e Kosovës

Ish kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, ka thënë se në Kosovë deri tash janë bërë shumë punë pozitive.

Lajme

20/02/2018 21:42

Ai në rrëfimin e tij ekskluziv për Zona B, është shprehur se edhe shqiptarët edhe serbët janë në rrugën e duhur.

Derisa ka folur për veriun e Kosovës, ish kryediplomati francez, ka thënë se nuk e di si do të rrjedhin gjërat.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë me veriun deri në lumin Ibër, si do të veprojë Evropa, që njerëzit të mirëkuptohen mes vete, nuk e di a do të ketë një autonomi, një pavarësi të Kosovës që do ta njihte Serbia, para se të shkojë në Evropë”, ka thënë ai njofton Klan Kosova.

“E di që si serbët si shqiptarët nuk janë të çmendur dhe kanë vullnet paqësor, si zoti Hashim Thaçi”.

“Në Seri kështu ka qenë Zoran Gjingjiq me të cilin për çdo ditë flisja në telefon dhe madje sigurt e kanë vrarë për atë”.

“Edhe historia e tyre[serbëve] ka qenë e vështirë. Serbët kanë qenë miqtë e Francës dhe ende janë ata. Ka shumë njerëz në Serbi sikur Gjingjiq”.