Kushëriri vret 19-vjeçarin me pistoletë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me pistoletë në kokë nga kushëriri i tij. Sipas burimeve të policisë, vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

Lajme

01/04/2014 20:32

Një i ri me iniciale K.P., banues i fshatit Merçi të Lezhës është qëlluar për vdekje nga kushëriri i tij.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra, raporton Klan.

Aktualisht policia është duke punuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, kurse ka shoqëruar në Komisariat kushëririn e viktimës, si të autor të dyshuar të ngjarjes.