Kushëriri i Messit e fyen rëndë Maradonan

Kushëriri i Leo Messit, Maxi Biancucchi e ka poshtëruar Diego Maradonan.

Sport

15/10/2018 10:59

Maxi Biancucchi ka thënë se Diego Armando Maradona po e dërgon Argjentinën drejt fundit.

“Ta diskreditoni Leon (Messin), është arrogancë”, ka thënë Maxi Biancucchi, përcjell “lajmi.net”.

“Është vërtetë e turpshme ta shoh një njeri që thotë se është lider, ndërsa e fyen lojtarin më të mirë që kemi ne”.

“Në kohën kur kombëtarja ka nevojë për bashkim, ai thotë gjëra të pakuptimta”, ka shtuar më tej kushëriri i Messit. /Lajmi.net/