Kush votoi për e kush kundër liberalizimit të vizave për Kosovën? – Lajmi.net
Kush votoi për e kush kundër liberalizimit të vizave për Kosovën?
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 11:38, 14 September 2018
Para disa ditësh Parlamenti Europian me shumicë votash e mbështeti propozimin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave.

Në favor të propozimit votuan 420 deputetë, kundër ishin 186 prej tyre kurse 22 eurodeputetë abstenuan.

Nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e që konsiderohen shtete mike, Franca ka votuar me shumicë votash kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Nga 67 deputetë që ishin të pranishëm në Parlament, 43 kanë votuar kundër, 22 e kanë mbështetur propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën dhe 2 prej tyre kanë abstenuar.

Edhe deputetët e Holandës kanë votuar me shumicë votash kundër propozimit të Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Prej 21 eurodeputetëve që ishin prezent në Parlamentin Europian, 13 kanë qenë kundër heqjes së regjimit të vizave për Kosovën, 5 prej tyre kanë votuar për dhe 3 kanë abstenuar.

Eurodeputetët e Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Irlandës, Letonisë, Luksemburgut, Maltës dhe Sllovenisë kanë votuar të gjithë në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën, me asnjë votë kundër këtij propozimi.

Nga 5 vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Qipro, Greqia dhe Spanja kanë votuar me shumicë votash kundër heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kurse eurodeputetët e Rumanisë dhe Sllovakisë edhe pse këto vende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë votuar për heqjen e vizave për Kosovën.

Pas votimit në Parlamentin Europian, Kosovës do t’i duhet të kalojë edhe një fazë tjetër të rëndësishme, e që është ajo e Këshillit të Ministrave e në të cilën duhet të sigurohet shumica e kualifikuar e votave të shteteve anëtare.

Heqja e regjimit të vizave për Kosovën do të zbatohej në të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, dhe katër shteteve të Zonës Shengen, por që nuk janë anëtare të BE-së, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

KËTU mund të gjeni të gjitha votat e eurodeputetëve të PE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO