Kush u nda e kush krijoi lidhje në vitin që e lamë pas

Përfundoi edhe viti 2018, vit gjatë të cilit ndodhën shumë të papritura.

ShowBiz

02/01/2019 13:44

Shoubizi është njëra prej fushave, që ka qenë shumë e komentuar gjatë vitit për arsye të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Edhe në vitin 2018, VIP-at tanë kanë qenë kryetemë e medieve rozë si për jetën profesionale ashtu edhe për atë private.

Një element shumë i përfolur nga jeta private e të famshmëve tanë ishin lidhjet dhe ndarjet e tyre.

Shumë prej artistëve filluan lidhje të reja, e disa prej tyre i përfunduan romancat, duke ndarë rrugët me ish-partnerët e tyre.

Lajmi.net sjell më poshtë listën e disa prej të famshmëve tanë që i dhanë fund lidhjeve gjatë këtij viti, e disa prej tyre filluan romancë të re.

Rita Ora, ndarja nga Andrew Watt dhe lidhja me Andrew Garfield

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka përmbyllur një vit shumë të suksesshëm në muzikë.

Por, krahas muzikës,  Rita në jetën private ka pasur ulje-ngritje. Ajo pak muaj më parë konfirmoi ndarjen nga muzikanti Andrew Watt.

28 vjeçarja dhe Andrew kishin filluar lidhjen vitin e kaluar, por tashmë ata kanë ndarë rrugët dhe megjithatë mbetën miq të mire me njëri-tjetrin.

Pas ndarjes nga Andrew, Rita në nëntor të 2018-ës filloi lidhjen me aktorin e njohur Andrew Garfield.

Ani pse ende nuk është deklaruar publikisht për këtë lidhje, paparacët kanë fotografuar disa herë çiftin bashkë në publik.

Dua Lipa u nda nga Paul Klein dhe u ribashkua me Isaac Carew

Edhe Dua Lipa e përfundoi një vit shumë të suksesshëm në muzikë, duke qenë vazhdimisht në krye të tabelave me hitet e saj.

Në janar të 2018-ës, mediet kanë shkruar lidhur me ndarjen e Dua Lipës nga Paul Klein.

Dua dhe Paul, i cili është pjesë e grupit rock “Lany”, u takuan në koncert në Hyde Park të Londrës verën e 2017-ës dhe kaluan Krishtlindjen së bashku në Londër.

Pas ndarjes nga Paul Klein, Dua është ribashkuar me Isaac Carew, me të cilin janë bashkë në pothuajse çdo udhëtim të këngëtares.

Morena Taraku u nda nga Sasha Sobhani

Lidhja e Morena Tarakut me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani, ka qenë shumë e komentuar në shtyp. Morena dhe Sasha i ndanë rrugët gjatë 2018-ës, pasi siç duket lidhja e tyre nuk funksionoi. Por, Sasha Sobhani u bë i famshëm tek shqiptarët, andaj është përfolur shumë edhe pas ndarjes nga modelja shqiptare.

Mimoza Shkodra u nda nga Seldi Qalliu

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu përfunduan lidhjen gjatë 2018-ës. Mimoza dhe Seldi ishin në lidhje për një kohë të gjatë, ndërsa dashurinë e tyre e kishin kurorëzuar me fejesë, në tetor të vitit 2017. Por, një vit më vonë, ata njoftuan se i kanë ndarë rrugët, pasi lidhja e tyre nuk funksionoi. Këngëtarja ishte deklaruar publikisht për ndarjen në “Mirage”, ku u shpreh se ndjehet shumë e lumtur dhe nuk ka filluar lidhje të re, shkruan lajmi.net.

YouTube player

Majk i dha fund lidhjes me Melita Nushin

Reperi Majk edhe gjatë vitit 2018 ka qenë shumë i suksesshëm në muzikë. Por, ai gjatë këtij viti i dha fund lidhjes me tashmë ish të dashurën e tij Melita Nushin. Në shtator të 2018-ës, reperi në një intervistë kishte deklaruar se statusi i tij aktual është beqar.

Dafina Zeqiri ndahet nga Jose?

Këngëtarja Dafina Zeqiri gjatë muajve të fundit të 2018-ës ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore. Ajo u komentua për sukseset e arritura me këngë, por gjithashtu u përfol edhe për jetën private. Me tu kthyer në Prishtinë, në medie qarkulluan thashetheme se Dafina është ndarë nga i dashuri domenikan, Jose. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, këngëtarja e ka konfirmuar në mënyrë indirekte ndarjen, por ajo nuk ka folur asnjëherë publikisht për ndarje.

Pra, ashtu sikurse viteve të tjera, edhe gjatë këtij viti, të famshmit tanë u përfolën për jetën private, si për lidhjet ashtu edhe ndarjet. Këta emra dhe romancat e tyre gjatë këtij viti kanë bërë bujë në publik. /Lajmi.net/

D.A