Kush triumfoi në “Rubikon”, Berat Buzhala apo Astrit Gashi

Berat Buzhala dhe Astrit Gashi janë të ftuar sonte në emisionin Rubikon te Adriatik Kelmendi. Emisioni është xhiruar gjatë ditës dhe mënjeherë pas tij, si Buzhala ashtu edhe Gashi kanë rrahur gjoks në llogaritë e tyre në Facebook se cili ka dalë fitues.

Lajme

04/11/2014 17:50

“Kerkoj nga Adriatik Kelmendi qe assesi te mos e cenzuroi emisionin qe sapo e xhiruam. Le ta sheh populli faqebotes se cfare humbje i kam shkaktu Astrit Gashi. Nese rastesisht nuk shfaqet ndonjera prej pjeseve atehere kam me nis nje peticion ne Sheshin Nena Tereze, qe i njejti me e pa driten e botimit…”, ka shkruar Buzhala në profilin e tij në Facebook, raporton Indeksonline.

I mënjehershëm ka qenë reagimi i analisiti Astrit Gashi.

“Po du me e shfrytezu mungesen fizike te Dren Dolit, i cili keto dite po qendron jashte shtetit, qe une me u certifiku si analisti che opinionisti kryesor ne vend. Dhe ky debat edhe hapi iu pare ne kete drejtim…

Miq filloi qete, por ne fund isha une ai qe permbylla Rubikonin e Adriatik Kelmendi. E di qe Tiki nuk cenzoron, keshtu qe live do ta shihni se si e kam mposhtur, pa asnje fije meshire, Berat Buzhala’n.

(Shihet pak edhe nga buzeqeshja:)”, ka shkruar Gashi. 

E vetmja gjë që është fare e qartë në këto postime të tyre janë gabimet, që s’do të duhej t’i bënin as filloristët.