Kush tjetër u kualifikua?

Zvicra siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë në Qemal Stafa në duelin e vlefshëm për Grupin E. Por, së bashku me skuadrën helvetike – Italia dhe Holandën që konfirmuan pjesëmarrjen si dy skuadrat e para nga kontinenti i Evropës – kalimin direkt për në garën e vitit të ardhshëm…

Sport

11/10/2013 22:48

Zvicra siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë në Qemal Stafa në duelin e vlefshëm për Grupin E.

Por, së bashku me skuadrën helvetike – Italia dhe Holandën që konfirmuan pjesëmarrjen si dy skuadrat e para nga kontinenti i Evropës – kalimin direkt për në garën e vitit të ardhshëm në Brazil e siguruan edhe Belgjika dhe Gjermania.

Belgjika fitoi 2-1 në udhëtim te Kroacia dhe konfirmoi pjesëmarrjen në Botërorin 2014, kurse formalitetin e kompletoi edhe Gjermania që mundi 3-0 Irlandën në Grupin C.

Ndeshjet e fundit kualifikuese zhvillohen të martën ku do të përcaktohen të gjitha ekipet që kualifikohen direkt, përfshirë tetë ekipet që do të kalojnë në play-off.

Grupi A: Kroacia – Belgjika 1:2, Uellsi – Maqedonia 1:0

Grupi B: Armenia – Bullgaria 2:1, Malta – Republika çeke 1:4, Danimarka – Italia 2:2

Grupi C: Ishujt Faro – Kazakistani 1:1, Gjermania – Irlanda 3:0, Suedia – Austria 2:1

Grupi D: Andorra – Rumania 0:4, Estonia – Turqia 0:2, Holanda – Hungaria 8:1

Grupi E: Shqipëria – Zvicra 1:2, Islanda – Qipro 2:0, Sllovenia – Norvegjia 3:0

Grupi F: Azerbajxhani – Irlanda e V 2:0, Luksemburgu – Rusia 0:4, Portugalia – Izraeli 1:1

Grupi G: Lituania – Letonia 2:0, Bosnja e Hercegovina – Lihtenshtajni 4:1, Greqia – Sllovakia 1:0

Grupi H: Moldavia – San Marino 3:0, Ukraina – Polonia 1:0, Anglia – Mali i Zi 4:1

Grupi I: Spanja – Bjellorusia 2:1