Kush t’i rregullojë çmimet në tregun e lirë

Javët e fundit çmimi i derivateve të naftës ka shënuar rënie të madhe nëpër vendet e Bashkimit Evropian, por jo edhe në Kosovë.

Lajme

30/11/2014 09:58

Pos naftës me çmime laramane në tregun e Kosovës, edhe shumë produkte ushqimore i gjen me çmime të ndryshme për shkak se nuk ka ndonjë rregullator që e përcakton çmimin fiks për produkte, shkruan Tribuna.

Sipas Selatin Kaçanikut, drejtor i OJQ-së “Konsumatori” shteti dhe institucionet kompetente janë ato që duhet të krijojnë mekanizma ligjorë për mbikëqyrjen e tregut.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, ndërkaq, thotë se tregu është liberal dhe shitja me pakicë dhe shumicë dallon. Mirëpo, edhe sipas Sadikut duhet të ekzistojë një mekanizëm shtetëror që trajton këtë çështje.

“Është Autoriteti i Konkurrencës ai që mund të ndërhyjë në raste të caktuara kur ka mospërputhje çmimesh, ose ankesa”, ka thënë Sadiku për gazetën Tribuna.