Kush sipas Sherifit mund ta dërgojë vendin në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate Bilall Sherifi mendon se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje këtë vit.

Lajme

01/06/2018 23:36

Megjithatë, asi ka përshkruar situatat kur Kosova do të mund të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

“Secila parti opozitare mund ta çojë vendin në zgjedhje nëse partitë opozitare janë gati për zgjedhje”, thotë Sherifi në DPT te Fidani.

“Nëse 56 apo 57 mandate të partive opozitare kanë të listuar dhe nënshkruar emrat e tyre me një arsyetim se pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe e lënë diku në Kuvend  dhe të thonë: Ja cilido deputet i mazhorancës që t’i mbushet mendja me nënshkru, ja ku e ka”, shpjegon ai.

“Pas kësaj do të mund të krijohej një situatë kur cilado parti e mazhorancës të ndryshonte mendim do të mund t’i bashkëngjitej opozitës në këtë”, shtoi ai.

Por sipas tij, krejt kjo situatë ka një problem.

“Por qysh me i bo ata 57 deputetë bashkë’, pyet ai.