Kush po kërkon që t’i ndërrohet destinacioni Xhamisë së re në Prishtinë?

Analisti Dardan Islami ka thënë se është mirë të nënshkruhet një peticion që Xhamia e Madhe të ndërtohet të pazari i qytetit, apo të plepat në pjesën e vjetër të qytetit.

Lajme

01/06/2018 16:45

Ai thotë se duhet me u marr me pasojat e keqmenaxhimit të Shpend Ahmetit, dhe lejen e lëshuar pa kurrfarë kriteri, që Xhamia të ndërtohet në parkingun e postës, transmeton lajmi.net.

“Mbase ai po bën lojëra politike me BIK, por në këtë rast viktimat e para janë BIK dhe komuniteti musliman, pastaj komplet qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar ai Islami në Facebook.

Kujtojmë, se në fillim të vitit 2013, ishte vënë gurthemeli i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, në atë kohë nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi si kryeministër, si dhe nga Naim Tërnava, si myftiu i Kosovës, por që nga atëherë asnjë veprim tjetër nuk është ndërmarrë për këtë xhami.

Mirëpo, kryeimami i Republikës së Kosovës, Sabri Bajgora më 30 maj të këtij vitit ka deklaruar se pas muajit të Ramazanit, do të fillojë së ndërtuari Xhamia afër Postës në Prishtinë.

Shkrimi i plotë i Dardan Islamit në Facebook:

A kemi te drejte ne si qytetare te ketij vendi te propozojme, te nenshkruajme peticion, qe Xhamia e re te ndertohet te AKP, truall ky te pazari apo siq njihet te plepat, ne pjesen e vjeter te qytetit, ne harmoni te plote me te gjitha kushtet urbanistike? Apo duhet me mu marr me pasojat e keqmeaxhimit te Shpend Ahmetit, me pazaret e tij paraelektorale dhe me nje leje te leshuar pa kurrfare kriteri ne parking te postes! Mbase ai po ben lojera politike me BIK, por ne kete rast viktimat e para jane BIK dhe komuniteti musliman, pastaj komplet qytetaret e Prishtines! /Lajmi.net/