Kush ofroi 150 milionë euro për Bale?

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti befasoi të gjithë kur gjatë konferencës për shtyp të premten, deklaroi se ishte një klub që ofroi më tepër se 100 milionë eurot e gjigantit madrilen për yllin uellsian, Gareth Bale. Ai nuk e përmendi emrin e klubit në fjalë që bëri ofertën, vetëm theksoi se futbollisti ishte ai…

Sport

14/09/2013 13:54

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti befasoi të gjithë kur gjatë konferencës për shtyp të premten, deklaroi se ishte një klub që ofroi më tepër se 100 milionë eurot e gjigantit madrilen për yllin uellsian, Gareth Bale.

Ai nuk e përmendi emrin e klubit në fjalë që bëri ofertën, vetëm theksoi se futbollisti ishte ai që luajti rolin vendimtar për kalim në Santiago Bernabeu.

Kurse, e përditshmja sportive franceze L’Equipe ka njoftuar se klubi në fjalë ishte Manchester United.

“Sipas informacioneve tona, emri i klubit në fjalë nuk është askush tjetër përveç Manchester Unitedit, që ofroi 150 milionë euro për Balen”, shkruan L’Equipe.

Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy nuk ishte kundër idesë për shitjen e Bale te një skuadër rivale nga Premierliga, por futbollisti kishte vendosur të vazhdojë karrierën në Real Madrid.