Kush nga emrat e famshëm botëror performoi këtë vit në Kosovë

Edhe viti 2018-të nuk ka kaluar pa performancën e artistëve të huaj në vendin tonë.

ShowBiz

31/12/2018 22:53

“Sunny Hill”, ka mbledhur emrat më të njohur në botë për t’i dhënë një atmosferë të zjarrtë këtij festivali, shkruan lajmi.net.

Ky kompeticion i cili organizohet nga babai i Duas, Dukagjin Lipa këtë vit është mbajtur me 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Para se të mbahej koncerti janë bërë të ditur artistët që performojnë në të tri netët, përfshirë edhe këngëtarët nga Kosova.

E sa i përket emrave të huaj që prekën skenën tonë ishin: Dua Lipa, Action Bronson, Stanaj, Gashi dhe DJ i njohur, Martin Garrix.

Lajmi.net, më poshtë ua sjell tri netët dhe performancat e jashtëzakonshme të këtyre artistëve të mëdhenj.

DUA LIPA

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ishte protagonistja kryesore e festivalit “Sunny Hill”, pasiqë edhe babai i saj ishte vetë organizatori.

Dua arriti në Kosovë me 8 gusht dhe para performancës së saj mbajti një konferencë për media.

Me të hyrë, ajo tregoi se është shumë e emocionuar për performancën që do ta ketë në festivalin “Sunny Hill”, teksa gjatë gjithë kohës e shoqëronte babai i saj.

Mbrëmja e nisur si konferencë, ka vazhduar edhe me shpërndarjen e mirënjohjeve dhe fondacionit “Sunny Hill”, për shtatë organizata jo-qeveritare të cilat merren me fëmijët me nevoja të veçanta.

Një ditë para se të ngjitej në skenë, Dua është mirëpritur në zyrën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Asaj iu dhurua “Çelësi i qytetit” në shenjë mirënjohje për kontributin dhe arritjet e saj në karrierën muzikore.

Lipa ka performuar në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”, e cila mahniti publikun me paraqitjen unike.

E veshur Kuq e Zi, ajo përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe dhe elektrizoi publikun duke i falënderuar për prezencën.

Dua gjatë gjithë kohës po shoqërohej nga familja dhe i dashuri, Isaac Carew i cili qëndroi gjithnjë prapa këngëtares.

Përveç festivalit, ata ishin të pranishëm edhe në aktiviteve tjera madje u argëtuan edhe më këngë e valle shqipe.

Me anë të linçeve të mëposhtme ua rikujtojmë disa nga ngjarjet më të komentuara gjatë koncertit, të Dua Lipës e gjërave të tjera.

Dua Lipa falënderon të gjithë për përkrahjen e ‘Sunny Hill Festival’, sjell pamje nga konferenca

Dua Lipa mbulohet me flamurin kuq e zi në “Sunny Hill”

Dua Lipa: Nder i madh të më jepet ‘Çelësi i Prishtinës’, falënderon Shpend Ahmetin

ACTION BRONSON

Një tjetër reper që erdhi në Kosovë ishte edhe Action Bronson i cili disa ditë para performancës shijoi edhe ushqimet tradicionale të shqiptarëvë për të cilat tha se i do mjaft shumë.

Action është me prejardhje nga Shkupi ku gjatë qëndrimit në trojet shqiptare vizitoi edhe familjarët, e që nuk fshehu faktin se ishte i gëzuar që vjen në shtëpinë e tij.

Bronson ashtu siç ishte paraparë performoi në natën e dytë të “Sunny Hill Festival”. hitet më të mëdha e më të njohura nga publiku.

Vlen të ceket se, reperi po ashtu ka xhiruar edhe një episod të emisionit të tij, “Fuck That’s Delicisous”.

Reperi me prejardhje shqiptare poashtu ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pas performancës në “Sunny Hill”, pasi ndezi marihuanë në skenë dhe e hodhi në drejtim të publikut.

Së fundmi u zbulua se Action Bronson u pagua 60 mijë euro nga Komuna e Prishtinës, vendim ky i nënshkruar nga kryetari, Shpend Ahmeti.

Para performancës në “Sunny Hill Festival”, Action Bronson në konferencë për media

Action Bronson vazhdon t’i shijojë ushqimet tradicionale: ‘Nga pitja e deri tek çaji i rusit’

STANAJ

Artisti, Stanaj ka performuar natën e parë të këtij festivali i cili gjithashtu erdhi për herë të parë në Kosovë.

Para se të filloi të këndonte ka folur disa fjalë në gjuhën shqipe.

“Nënën e babën i kom prej Malësisë. Shqipen nuk di me fol shumë mirë. Kam qenë i vogël kur kam shkuar në Gjirokastër me këndu në festivale folklorike. Shqipërinë e du. Sot është hera e parë që vij në Kosovë”, u shpreh Stanaj.

Theksojmë se, Stanaj krijoi një atmosferë të paharruar ku u prit mjaft mirë nga publiku që mezi prisnin ta dëgjonin ‘live’.

Performoi mbrëmë, Stanaj thotë dy fjalë për publikun shqiptar

GASHI

Labinot Gashi apo sic njihet me emrin artistik GASHI, ka performuar në natën e dytë të “Sunny Hill”, e që në Kosovë ndodhej pas 18 vitesh.

Me anë të rrjeteve sociale reperi bëri të ditur se do t’i vizitojë disa nga familjarët, për të cilat nuk ishte në dijeni se ekzistonin.

Para se të performonte ai u takua me reperin, Ledri Vula, të cilët kanë raporte mjaft të mira që nga koncerti i Ledrit i mbajtur në Frauenfeld të Zvicrës.

Ai mahniti publikun me atmosferën që krijoi e në bazë të duartrokitjeve shihej se edhe reagimi i publikut ishte tejet i madh.

Pas koncertit të madh, Gashi paralajmëroi një bashkëpunim me Vulën por që dyshja ende nuk sollën asgjë.

Rikthehet në vendlindje, G4shi viziton varret e gjyshërve

MARTIN GARRIX

Mbrëmja e tretë e festivalit “Sunny Hill”, ishte e rezervuar për DJ me famë botërore, Martin Garrix.

Mijëra fansa ishin mbledhur në parkun e Gërmisë në kryeqytet për ta shijuar nga afër performancën e DJ-it, ku ky i fundit nuk ka dyshim se pushtoi skenën tonë.

Në disa video që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se të pranishmit janë argëtuar tej mase nën tingujt e muzikës së Garrix.

Poashtu edhe reperi u shpreh mjaft i lumtur e me këtë rast falënderoi gjithë publikun shqiptar në postimet e tij të ndara me ndjekësit.

Në konferencën për media para koncertit, holandezi tha se nuk ka pasur njohuri për Kosovën para se të vinte këtu, përpos disa këngëtarëve që vinin nga ky vend.

https://www.facebook.com/sunnyhillfestival/videos/854551834733650/

Ndër të tjera, lajmi.net ka raportuar edhe për anën tjetër të medaljes së “Sunny Hill Festival”, të cilën mund ta shihni në linkun që ua sjellim më poshtë.

Ana tjetër e medaljes së “Sunny Hill Festival”

Pavarësisht të gjithave, ky festival bëri bujë të madhe në mediat botërore e që kjo gjë ka përcjell imazh të mirë për vendin tonë, Kosovën, në arenën e huaj. /Lajmi.net/

Egzona Shigjeqi