Kush mund të udhëtojë pa viza në Zvicër?

​T’i kalosh pushimet në Zvicër, të vizitosh të afërm… – varësisht nga vendi, mund të jetë e ndërlikuar, madje edhe e pamundur.

Lajme

29/05/2016 10:11

Zvicra e ka shumë saktë  se kush mund të vijë në këtu dhe kush jo. Në këtë pikë bota ndahet në dy grupe: qytetarë të klasës së parë, të cilët mund të qëndrojnë në Zvicër për tre muaj pa punë dhe të tillë që iu duhet një vizë.

Ndikimi i UE-së

Nga Lufta e Dytë Botërore politika zvicerane e vizave bazohet në një baraspeshë interesash gjeopolitike, ekonomike dhe të të politikës së sigurisë. Ndërkaq pas hyrjes së Zvicrës në Marrëveshjen e Shengenit më 2008 hapësira e manovrimit të saj në çështjen e vizave për një kohë të shkurtër është ku춍邴zuar. Shembull: Nëse aplikohet marrëveshja për lëvizjen e lirë ndërmjet Brukselit dhe Ankarasë, atëherë duhet që edhe Berna t’i nënshkrohet liberalizimit të vizave për turqit. Një gjë nuk është provuar akoma, që Zvicra t’i kundërvihet liberalizimit të vizave dhe fjalën e fundit për këtë t’ia japë popullit në një referendum. Mirëpo, kjo do të rrezikonte që Zvicrës t’i shtohej presioni nga UE-ja.

Turistët inkurajohen, imigrantët tremben Regjimi i vizave për qytetarët e disa vendeve lidhet me «domosdoshmëri ekonomike» dhe kritere të sigurisë. Ndonëse turizmi nganjëherë është skeptik ndaj këtij regjimi dhe kërkon më shumë hapje. Deputeti nga kantoni turistik i Wallisit, Christophe Darbellay, kishte kërkuar lehtësimin e regjimit të vizave për turistët kinezë, të cilët këtu do të linin nga 450 franga. Dhe falë mocionit të tij u lejuan udhëtime grupore për ta.

Fokusimi i shtetit megjithatë është te reduktimi në maksimum i hyrjeve ilegale në Zvicër. Përballë imigrimit në rritje nga vendet e Magrebit, më 1990 Zvicra e vuri regjimin e vizave për Algjerinë, Tunezinë dhe Marokon, shkruan dialogplus. I njëjti regjim u instalua për vendet e Amerikës latine si Ekuadori dhe Bolivia. Politka e vizave i shërben edhe politikës së rreptësimit të azilit, por që nuk mund t’i konstatohet kollaj efekti. Po pasaporta zvicerane?Si qëndron puna me zviceranët për të shëtitur nëpër botë? Sipas një studimi të Henley & Partners, zviceranët mund të udhëtojnë në 172 vende pa viza ose me një leje qëndrimi që merret në doganë.

Në listën e vendeve me liri më të madhe të lëvizjes në botë Zvicra qëndron e gjashta. Prijnë Gjermanët me 177 vende dhe suedezët me 176. Ka edhe një: liria e lëvizjes nuk është e ndërsjellë. Për shembull zviceranët mund të shkojnë pa viza në Peru, Bolivi, Maroko apo Egjipt, kurse qytetarëve të këtyre vendeve iu lypsen viza për të hyrë në Zvicër. Përndryshe, marrja e vizës në disa vende është një formalitet që kryhet në aeroport dhe nuk mund të krahasohet me praktikat që ka vendosur Zvicra për qytetarët e disa vendeve. ks