Kush kë po e kopjon? Stili i yjeve botërore, bëhet ‘trend’ edhe tek artistet shqiptare!

Shumë fytyra të njohura publike kanë përqafuar trendin e ri të flokëve që tashmë është bërë mjaft i pëlqyer edhe nga publiku.

ShowBiz

14/07/2018 15:24

Është fjala për një stil të flokëve të popullarizuar kohëve të fundit, të cilin e keni parë kudo por nuk e keni menduar se do bëhet hit gjatë kësaj vere, shkruan lajmi nnet.

Janë këto artistet shqiptare që përmes videoklipeve sjellin gjithnjë trende dhe stile të veçanta, por që kësaj radhe kanë qenë të shumta.

Lirshëm mund të thuhet se secila nga to kanë preferuar këtë lloj të stilit me flokë të lëshuara valë-valë e të kuruar deri në detaje.

Megjithatë, ky trend nuk ka si të mos jetë i kopjuar nga këngëtaret e huaja të cilat janë në hap më kohën dhe stilin në përgjithësi.

Luana Vjollca, Kida, Dhurata Dora, Era Istrefi, Zanfina Ismaili janë vetëm disa prej tyre që janë shfaqur më këtë model flokësh.

Lajmi.net, më poshtë ju sjell ngjashmëritë dhe krahasimet e artisteve shqiptare me yjet e huaja.

Luana Vjollca

https://www.instagram.com/p/Bjw5DoiHu8h/?hl=en?&taken-by=luanavjollca

https://www.instagram.com/p/Bj7q1R8nZlZ/?hl=en?&taken-by=luanavjollca

Kur jemi tek ky model i flokëve nuk ka dyshim se këtë e ka filluar prezantuesja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca. Ajo para pak kohe solli bashkëpunimin me këngëtarin, Bujar Qamili me projektin “Mi dhe flakë mallit tim”, por ajo që tërhoqi vëmendje ishte pamja e Luanës. Modeli i saj i flokëve të kapura në gjysmë e të lëshuara u komentua mjaft shumë edhe nga një million ndjekësit që ajo ka.

Madje, kjo nuk është hera e parë kur Vjollca bën eksperimente të tilla me flokët. Kur jemi te kënga, tashmë numëron afro 7 milionë klikime në Youtube.

Dhurata Dora

https://www.instagram.com/p/BkIJKEyH2Hq/?hl=en?&taken-by=dhuratadora

Pas Luana Vjollcës, është kjo Dhurata Dora e cila me këngën e re “Jake Jake” bëri bujë të madhe në mediat shqiptare.

Përpos këngës ritmike dhe mjaft atraktive, ajo u përfol edhe për pamjen që çdoherë vjen më e ‘nxehtë’ në klipet e saj. Ky model flokësh po ashtu ishte i ngjashëm me atë të Vjollcës, por që nuk mund të themi se nuk dukej bukur. E ajo çfarë e dallonte nga artistja e lartpërmendur ishte ngjyra e flokëve.

Gjithsesi, këtë model siç shihet e ka preferuar edhe këngëtarja Dora.

Kida

https://www.instagram.com/p/BgJEvuTjwED/?hl=en?&taken-by=kida

Edhe pse nuk ka realizuar ndonjë këngë të re me këtë stil, Kida hyn në mesin e këngëtarëve që e pëlqejnë një të tillë. Kjo duket në bazë të fotosesionit që e kishte realizuar në të cilin shfaqej e mahnitshme. Ky set i këngëtares Latifi, e solli atë mjaft provokuese por edhe në top-formë. Përveç kësaj, Kidën vështirë se mund ta shihni në një lloj stili pasi ajo shpesh ndërron pamje si në videoklipe ashtu edhe në jetën e përditshme.

Era Istrefi

https://www.instagram.com/p/BiIN856jRva/

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi ka një stil të veçantë në mënyrën se si është prezantuar tek publiku. Por, meqë artistet janë në konkurrencë për trendet e reja si në veshje ashtu edhe në pamje, Erës nuk i ka ikur modeli i shumëpërfolur. Në disa postimet që ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ajo shfaqet më këtë lloj stili dhe me një grim më të rëndë. Këto foto të saj janë realizuar gjatë performancës në Dubai, e cila ishte e pranishme për herë të parë.

Gjithsesi, këngëtarja 24 vjeçare aktualisht është në Rusi e cila është në pritje të mbylljes me këngën zyrtare të Kampionatit Botëror “Live it up”, me Will Smith dhe Nicky Jam.

Zanfina Ismaili

https://www.instagram.com/p/Bf5w2NPF7R0/?hl=en&taken-by=zanfina.ismaili

Ndonëse ka kohë që nuk është aktive në muzikë, Zanfina Ismaili nuk ngurron të sjell imazhe dhe video në rrjete sociale. Në atë Instagram, ajo shpërblen ndjekësit me poza nga më të ndryshmet, shpesh duke prezantuar edhe pamjen e saj. Kështu, në imazhin që ka hedhur para disa muajve në llogarinë personale të saj, këngëtarja Ismaili ka flokët e kapura e paksa të lëshura që tanimë janë në trend. Ky mesa duket është stili më i përdorur nga këngëtaret tona gjatë kësaj kohe, mbase mund të jetë edhe i vitit 2018.

E nga ana tjetër, nga kush mund të frymëzohen artistet tona? Para pak ditësh ishte Luana Vjollca e cila i kishte komentuar divës, Beyonce për modelin e vjedhur të flokëve, natyrisht që me sens humori pasi tek yjet botërore mund ta shikoni vite më parë.

Duke parë që Beyonce, supermodelja Bella Hadid, Kourtney e kanë praktikuar më herët e deri tek artistet shqiptare, ky sigurisht që është ndër modelet më në trend kohëve të fundit. /Lajmi.net/

E.SH