Kush ka ndikuar në jetën e Juliana Pashës?

Këngëtarja Juliana Pasha është padyshim një prej zërave më të fuqishëm të skenës sonë, por edhe ajo si shumëkush ka pasur idhujt e saj muzikor. Ja kush ka ndikuar në jetën muzikore të Juliana Pashës

ShowBiz

27/02/2015 15:30

Ky është postimi i këngëtares Juliana Pasha, ku tregon se kush ka ndikuar në jetën e saj.

Këto katër bisha (sepse vetëm kështu mund ti quaj), kanë ndikuar në jetën time pafund me muzikën e jashtëzakonshme që kanë bërë, me mënyrën sesi transmetojnë emocionin e duhur tek publiku. Janë katër femra të forta, të vërteta me potencial të jashtëzakonshëm vokali, performuese që të bëjnë të drithërohesh sa herë i sheh edhe sot.

Është e pamundur ti anashkalosh e të mos mësosh prej tyre. Që nga mënyra se si këndojnë, se si marrin frymë, se si mbajnë mikrofonin e deri tek performanca e tyre skenike. Në ditët e sotme nuk ka dhe nuk besoj se do të shohim më diva të tilla. Janë këto Whitney Houston, Tina Turner, Aretha Franklin, Celine Dion”, ka shkruar Juliana Pasha, transmeton lajmi.net

Aretha Franklin

Aretha Franklin

Celine Dion

Celine Dion

Whitney Houston

Whitney Houston

Tina Turner

Tina Turner