Kush janë pijanecët e Ballkanit, sa pinë shqiptarët?

Qytetarët e Serbisë brenda vitit konsumojnë mesatarisht më shumë se 12.5 litra alkool secili. Ata janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në Ballkan, thotë një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Lajme

27/05/2014 17:06

Sipas këtij studimi, Turqia është vendi i ku alkooli konsumohet më së paku në Europë. 

Një qytetar i moshës mbi 15 vjeç në Turqi, konsumon më pak se 2.5 litra alkool në vit. 

Pas Turqisë, në nivel europian me më së paku konsumim të alkoolit, vijnë Bosnja e Hecergovina, Shqipëria, Maqedonia, Malta dhe Italia, ku personat me moshë mbi 15 vjeç, konsumojnë nga 5 deri në 7.4 litra pije alkoolike në vit. 

Sipas hulumtimit të OBSH-së, ballkanasit që konsumojnë më pak alkool janë  boshnjakët, shqiptarët dhe maqedonasit, ndërsa më shumë serbët. 

Banorët e Serbisë, mesatarisht, çdo vit konsumojnë më shumë se 12.5 litra.

Menjëherë pas vijnë kroatët të cilët çdo vit konsumojnë nga 10 deri në 12.4 litra pije alkoolike. 

Në anën tjetër, “gllabëruesit” më të mëdhenj të alkoolit janë ata nga Europa Lindore dhe Qendrore, të tilla vende si Ukraina, Bjellorusia, Polonia, Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Rumania, Sllovakia dhe Rusia, ku një person mbi moshën 15 vjeçare mesatarisht brenda vitit konsumon më shumë se 12.5 litra alkool dhe pije alkoolike. 

Përveç këtyre vendeve europiane, vendet ku një person më i vjetër se 15 vjeç, mesatarisht çdo vit konsumon më shumë se 12.5 litra alkool, janë Serbia dhe Portugalia.