Kush janë dy ‘shokët’ e CR7 që po kërkojnë largimin nga Reali? – Lajmi.net
Kush janë dy ‘shokët’ e CR7 që po kërkojnë largimin nga Reali?
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 16:17, 12 February 2019
Lojtarët që ndihmuan Real Madridin në sukseset më të mëdha në histori të klubit kanë filluar të largohen.

Pas Cristiano Ronaldos që verën e kaluar u largua në drejtim të Juventusit, janë tani edhe dy lojtarë tjerë që po mendojnë largimin në fund të sezonit.

‘Don Balon’ shkruan se Keylor Navas dhe Marcelo janë lojtarët që do të kërkojnë një skuadër të re në fund të sezonit derisa Real Madrid po përgatitet për edicionin e ri, përcjell ‘lajmi.net’.

Kësaj liste të largimeve mund t’i shtohet edhe sulmuesi Mariano, i cili është rikthyer në ‘Santiago Bernabeu’ nga Lyon, por ka dështuar të rrisë ndikimin e tij.

Në anën tjetër, Real Madrid vazhdon të mbetet i lidhur me transferimin e shumë emrave të mëdhenj, si Paul Pogba, Neymar dhe Harry Kane./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO