Kush janë deputetët e Kuvendit që vozisin vetura super-luksoze?

Dikush 32 mijë euro, dikush 25 mijë, e disa tjerë shoferë të dy veturave me shifra mbi 20 mijë euro. Kështu sillen çmimet e makinave super-luksoze të disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

13/06/2018 10:28

 

Shumë prej deputetëve që kanë deklaruar pasuritë, kanë bërë të ditur se vozision vetura me çmime marramendëse.

Në këtë mes kryeson si i pari deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili vozitë veturë e cila kushton hiç më pak se 32 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Deputeti Haxhiu nuk ka treguar për çfarë tipit të veturës bëhet fjalë, por e ka konfirmuar se vetura i takon atij.

Labinot Tahiri veç si deputet punën po e vazhdon edhe si këngëtar. Në deklarimin e pasurisë ai ka bërë të ditur se vozitë veturë rreth 27 mijë euro.

Kurse gruaja e këngëtarit Tahiri vozitë veturë 19 mijë euro.

Për makina luksoze nuk lëshon rrugë as Hajdar Beqa i PDK-së. Beqa ka deklaruar dy vetura.

Një veturë X5 Beqa e ka në vlerë 24 mijë euro, kurse 22 mijë e 500 euro ai vozitë veturën e tipit Touareg. Duke bërë që shuma e dy veturave të shkojnë mbi 46 mijë euro.

Deputetja që u vlerësua se flet më së pakti në Kuvend, është Teuta Rugova. Por deputetja e LDK-së nuk mund të kritikohet sa i përket veturave.

Ajo ka në pronësi makinë në vlerë 25 mijë euro, të cilën ajo pretendon se e ka blerë me kursime.

Dy deputetët e tjerë të PDK-së, Blerta Deliu dhe Elmi Reçica gjithashtu vozisisin vetura luksoze.

Reçica ka në pronësi një veturë Audi Q3 e cila kushton 20 mijë e 700 euro, kurse ai posedon edhe një Passat që vlerësohet 5 mijë e 500 euro.

Kurse Deliu-Kodra gjithashtu vozitë veturë në vlerë mbi 20 mijë euro.

Keq nuk mbesin as deputetët e tjerë.

Korab Sejdiu ka veturë në vlerë 19 mijë euro, Mërgim Lushtaku 18 mijë, Rasim Selmanaj 17 mijë, Naser Osmani 16 mijë euro, e Dardan Sejdiu i PSD-së vozitë veturë në vlerë 15 mijë euro.

Shumica prej këtyre deputetëve gjithashtu posedojnë edhe shuma të majme parash nëpër banka, dhe pasuri të paluajtshme në vlerë mijëra euro. /Lajmi.net/