Kush i ndërtoi këto shkallë gjigande dhe misterioze?

Ollantaytambo është një fshat dhe një zonë arkeologjike në Peru. Aty gjenden shumë rrënoja të së kaluarës, shumica prej tyre misterioze.

Fun

13/03/2018 12:41

Historianë të ndryshëm thonë se Ollantaytambo u ndërtua diku rreth vitit 1440 p.e.s. nga Perandori Pachacuti. Arkeologët besojnë se Ollantaytambo u ndërtua mbi rrënojat e një qyteti edhe më të vjetër dhe se nuk janë të sigurt për origjinën e atij qyteti.

Një nga vendet më interesante në Ollantaytambo është Porta e Zotave, e cila u ndërtua mijëra vjet para Ollantaytambos, thuhet sipas hulumtuesve, transmeton Gazeta Express.

Sot, një nga misteret më të mëdha rreth këtij vendi janë blloqet e mëdha të gurëve që u përdorën në ndërtimin e tij. Disa prej këtyre gurëve gjenden në nivelet më të larta të Ollantaytambos, dhe sipas hulumtuesve me gjasë ata u sollën nga një tjetër kodër, nëpërmes lumit.

Por si e bënë ata këtë? Si ia dolën njerëzit e lashtësisë, që fillimisht, t’i thyenin gurët nga kodra dhe më pas t’i transportonin ata, duke i sjellë këta gurë kaq të rëndë përtej lumit dhe më pas në maje të kodrës, duke i pozicionuar ata në mënyrë të përkryer?

Inxhinierë dhe ekspertë të ndryshëm thonë se për të lëvizur gurë të tillë (që janë rreth 50 tonë të rëndë) do të duheshin vegla të ndryshme të fuqishme dhe automjete. Nuk është e lehtë të vendosësh gurë të tillë në maje të kodrës, dhe të mendosh se kjo u bë me vegla të thjeshta dhe jo me ndonjë teknologji të avancuar, është e palogjikshme.

Këta gurë janë të vendosur në mënyrë aq të përsosur në vendin e tyre, sa që nuk mund të fusësh as edhe një copë letre mes tyre – është e mahnitshme se si ia dolën ata ta bëjnë këtë.

Shkallët misterioze dhe gjigande, i kanë habitur të gjithë – edhe studiuesit por edhe vendasit.

Si u krijuan këto shkallë dhe pse kaq të mëdha? Duke e pasur parasysh se në të kaluarën e largët nuk ekzistonte teknologjia e sotshme, si i ndërtuan njerëzit këto shkallë kaq gjigande?

Ka teori të ndryshme në internet. Disa thonë se njerëzit në lashtësi kishin teknologjinë e avancuar