Kush është shqiptari që këndoi me Lana Del Rey? (VIDEO)

Ai e ka muzikën të injektuar deri në damarë. Ai mund të flasë pafund për muzikën, rrymat muzikore dhe këngëtarët e tij të preferuar. E veçanta e tij është se çdo këngë që dëgjon ai e riprodhon me kitarën e tij në një stil krejtësisht origjinal.

ShowBiz

11/03/2015 19:00

Ky është përshkrimi që i bëhet Emin Sylës në një faqe në Facebook e cila i ishte hapur atij në kohën kur po merrte pjesë në The Voice of Albania në edicionin e vitit 2012.

Emin Syla është një djalë i ri nga Prishtina, por që kohës së fundit po qëndron në SHBA, më saktësisht në New York, raporton Koha.net.

E shkuarja e tij atje ka bërë që të takojë një prej idhujve të tij – këngëtaren Lana Del Rey.

Se si ka ardhur deri te takimi nuk dihet, mirëpo ata kanë interpretuar së bashku në rrugë këngën Yayo të Lana Del Rey, ndërkaq për muzikën është përkujdesur vet Emini me kitarën e tij. transmeton gazetaexpress

Syla edhe më parë ka kënduar këngë të Lanas, dhe tani atij si duket i është realizuar një ëndërr e bukur që ta takojë atë dhe të këndojnë së bashku. lajmi.net

Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni videon në vijim:

 

YouTube player