Kush është nëna nga të tria?

Një nënë e re ka vënë në provë të vërtetë përdoruesit e internetit teksa ka publikuar disa foto me dy vajzat e saj.

Fun

17/11/2017 20:22

Kienya Booker, 40 vjeçe është bërë e virale falë imazheve ku është realisht shumë e vështirë ta dallosh atë nga dy vajzat e reja.

Gjithçka nisi kur Kienya ndau në rrjetet sociale një kolazh fotosh me vajzat e saj kur ishin të vogla dhe tani që janë rritur për të treguar se sa shumë kishin ndryshuar ato…

E në fakt vajzat kishin ndryshuar shumë, por për nënën duket se koha ka ndalur në vend.