Kush është më shumë trim, djali apo macja? (Video)

Një djalë kokëfortë brazilian është përpjekur të kapë një mi në tualetin e shtëpisë së tij, por papritur ka zbuluar se brejtësi ishte shumë më i madh nga sa pritej.

Fun

20/09/2017 19:58

Një video virale në rrjetet sociale tregon djaloshin duke ndezur kamerën dhe në gatishmëri për të goditur brejtësin me anë të shkopit që pastron lehtësisht ujin nga dyshemeja.

Por, në vend që të mposhtë miun, djalin vet e kaplon paniku…dhe jo vetëm atë. Në tualet ndodhej edhe macja e tij shtëpiake, që si rrallë herë në raste të tilla, duket se nuk e përballon dot gjahun e saj dhe kërcen mbi mure apo derën e tualetit, në përpjekje për t’ia mbathur.

Videoja përfundon me djalin që del nga tualeti, e në momentin që mbyll derën për t’i shpëtuar brejtësit pengon edhe macen që po arratisej gjithashtu. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me brejtësin, por me gjasa, djali nuk është kthyer më në tualet për një betejë të dytë… /Lajmi.net/