Kush është Hannes Halldorsson, heroi i Islandës që priti penalltinë e Messit

Kombëtarja e Argjentinës nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, duke barazuar 1:1 me Islandën.

Sport

16/06/2018 20:19

Heroi i Islandës në këtë barazim, ishte portieri Hannes Halldorsson, që në minutën e 64 ia mbrojti penalltinë Lionel Messit dhe fal kësaj në fund ishte ‘Lojtari i ndeshjes’ nga FIFA.

Por, fakti interesant është se profesioni real i 34-vjeçarit është regjisor filmi.

Ai ka punuar në shumë projekte në Islandë, përfshirë videon e vendit të tij për Eurovizionin e vitit 2012, por edhe atë të Coca Colas për Kupën e Botës./Lajmi.net/

YouTube player