Kush është grupi që është kualifikuar drejtpërdrejtë në finalen e Këngës Magjike? (VIDEO)

Kënga Magjike sonte po mban gjysmëfinalen e dytë.

ShowBiz

04/12/2015 22:36

Artistët po mundohen të bëjnë performanca të bukura dhe të fuqishme që të mund të bëjnë një vend në natën finale të festivalit Kënga Magjike.

Por, është një grup që nuk do të jetë në ethet e kualifikimit, pasi që Arditi tanimë i ka bërë një vend në finale, shkruan lajmi.net.

Sipas disa informatave, Arditi i ka thënë që në prova grupit ‘Janex Trio’ se ata janë të kualifikuara në natën finale që tani, pasi që ishin shumë të sjellshme gjatë provave.

Por, Arditi duket se ka vlerësuar këtu edhe talentin e treshes, sepse ato kanë bërë një performancë shumë të lezetshme dhe kanë një këngë vërtetë të veçantë./lajmi.net

YouTube player