Kush është Ernesto Valverde, trajneri i ri i Barcelonës? (FOTO)

Barcelona në konferencë për shtyp ka njoftuar se ka angazhuar Ernesto Valverden trajner të ri të klubit.

Sport

29/05/2017 19:26

Valverde do të zëvendësojë të larguarin Luis Enrique.

Por kush është Ernesto Valverden?

Ernesto Valverden është 53 vjeçar, me nënshtetësi spanjolle, ndërsa në katër vitet e fundit ka drejtuar Athletico Bilbaon.

Valverden në karrierën e tij ka drejtuar edhe Espanyolin, Olympiacosin, Villarrealin dhe Valencian.

Si lojtar, spanjolli ka veshur fanellat e skuadrave si Alaves, Sestao, Espanyol, Barcelona, Athletico Bilbao dhe Mallorca./Lajmi.net/