Kush është Diellza dhe si arriti të bëhet fytyrë publike (Foto)

Diellza Asllanaj si duket përveç modelimit do të nisë edhe punën në fushën e gazetarisë. Ajo së fundi është bërë pjesë e emisionit “Relax me Labin” në RTV 21 në të cilin emision ajo është bashkë prezantuese dhe realizatore e ndonjë storie të veçantë siç e quan edhe vetë ajo.

ShowBiz

19/01/2016 10:43

“Meqë tash kam filluar të jem prezente çdo të diele në emisionin ‘Relaks me Labin’, atëherë unë aty së bashku me Metin dhe Visarin jemi bashkë prezentuese me Labin. Unë tash po bëj edhe një storie të veçantë në kuadër të emisionit dhe me të vërtetë po argëtohem ashtu siç edhe është emisioni i tillë, pra ‘argëtues’”, shprehet ajo, transmeton Kosovarja.

Edhe pse Diellza ka filluar punën në fushën e gazetarisë, ajo pohon se është e lidhur për modelimin, profesion që asnjëherë nuk do të ndahet nga ai. “Tashmë veç kam startuar në emisionin ‘Relaks me Labin’, në RTV 21 dhe i kam hyrë edhe botës së një gazetarie, mirëpo padyshim që edhe modelimi vazhdon të mbetet një sferë që unë nuk do ta ndalë asnjëherë. Në fakt është një ndjenjë e jashtëzakonshme që ta jep skena”, shton ajo.

Diellza ka katër vjet që ka hyrë në botën e artit, ku deri më tani ka performuar në shumë sfilata dhe evenimente të ndryshme, mirëpo asnjë sfilatë nuk mund ta veçoj apo ta ndajë nga njëra tjetra.

“Tani e 4 vite që po merrem me modelimin, dhe të them të drejtën është pak vështirë të bëj dallimin mes evenimenteve në të cilat unë kam qenë prezente sepse secila ka rëndësinë e vet. Në fakt sfilata e fundit ishte në revynë e Teuta Matoshit që për mua ishte një eksperiencë mjaftë e bukur”, thekson ajo. Krahas sukseseve në punë dhe karrierë si duket Diellza pret të ketë fat edhe në përzgjedhjen e djaloshit të ëndrrave të saj. Ajo aktualisht na bënë të ditur se është single, por nuk e mohon faktin se është edhe në pritje të dashurisë.

Ajo aktualisht na bënë të ditur se është single, por nuk e mohon faktin se është edhe në pritje të dashurisë.

Duhet përmendur se Diellza është e bija e kryetarit të Suharekës, Sali Asllanajt.