Kush e shpiku zeron? – Lajmi.net
Kush e shpiku zeron?
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 8:21, 12 January 2018
Kush e shpiku Zeron dhe çfarë është më e rëndësishme se Zero?

 

Gjendet në dorëshkrimet e lashta, lindi në Indi, u përhap nga myslimanët, që me të shpikën algjebrën dhe algoritmet. Dhe a e dini? Në Evropë e ndaluan ca kohë, se e njehsonin me djallin

Kur ishit një fëmijë i vogël, edhe para se të trajtonit problemin tuaj të parë në orën e matematikës, ndoshta ju është dashur të zgjidhni një problem si ky. Ju keni pesë çokollata dhe hani pesë. Sa ju kanë mbetur? E saktë: trishtim. Dhe gjithashtu s’keni më çokollata. Por edhe pse edhe fëmijët e vegjël mund të kuptojnë “hiçin”, koncepti i “zeros” është në fakt pak më i avancuar; aq i përparuar, në të vërtetë, sa në vitin 1200, ai sapo kish mbërritur tek matematicienët më të mirë në Evropë. Kjo është historia e shpikjes së zeros, dhe se si një “hiç” përfundoi duke ndryshuar botën.

Të bësh diçka nga asgjëja

Tingëllon pothuaj e pamundur që njerëzit e lashtë nuk e kishin konceptin e “zeros”. Edhe kafshët e kuptojnë asgjënë. Por, ka një dallim mes asgjësë, si një zbrazëti të prekshme, dhe zeros si koncept matematikor. Një pararendëse e zeros matematikore mund të shihet në sistemin më të hershëm të njohur të numërimit, i hartuar nga Sumerët. Në fillim, ata përdornin një hapësirë boshe për të treguar një vlerë të “asgjësë”, dhe kur kur bëheshin gjithnjë e më ngatërruese, ata nisën të përdorin një çift pykash me kënde, për të mbajtur një hapësirë boshe. Mbajtëse të ngjashme të hapësirës boshe mund të gjenden në sisteme të tjera të numërimit, duke përfshirë ato të Majave dhe Babilonasve. Por shumica e studiuesve bien dakord se zero është një koncept me origjinë në Indi.

Përdorimi më i hershëm i simbolit të rrumbullakët që do të bëhej zeroja universale, vjen nga dorëshkrimi Bakhshali, dokumenti i një tregtari që shpjegon ekuacionet matematikore për transaksione të ndryshme. Ai përfshin gjithashtu një mbajtës të zeros, në formën e një pike të zezë dhe përdorej gjerësisht në Indi në shekullin e 3 ose 4. Vetëm disa shekuj më vonë, simboli u përdor nga studiuesi legjendar matematikor Brahmagupta. Në shekullin e 7-të, ai shkroi shpjegimin më të hershëm të asaj se si funksionon saktësisht zero: “Kur zero i shtohet një numri ose zbritet nga një numër, numri mbetet i pandryshuar. Një numër i shumëzuar me zero bëhet zero”.

Ai gjithashtu shkruante se zbritja e një numri pozitiv nga zero jep një numër negativ dhe se zbritja e një numri negativ nga zero jep një numër pozitiv. Kjo është llogaria e parë e njohur, që bën të ditur se si zero funksionon.

PERHAPJA

Pasi zero u përhap në nënkontinentin indian, ishte vetëm çështje kohe para se kulturat e tjera të fillonin të njihnin domethënien e saj. Kina dhe gadishulli Arabik ishin të parët (megjithëse vlen të përmendet se disa historianë besojnë se zeroja e arabëve ishte ishte një pasardhëse e drejtpërdrejtë e zerove pararendëse të Sumerisë dhe Babilonisë) dhe ishte në sistemin numerik arab, ku së pari mori formën e një boshllëku oval. Matematikanët myslimanë e quanin simbolin “sifr” (e bërë në anglisht “cipher” – shifër, pra) dhe me të, shpikën algjebrën dhe algoritmet. Dhe ndërsa Islami u përhap në Afrikë, edhe zeroja u nis në udhëtim.

Por pas kësaj, ajo ndeshi në disa probleme. Konkretisht, me evropianët. Kur Morët pushtuan Spanjën, ata sollën matematikën me vete, dhe prej atje, zero mbërriti në Itali. Atje ajo u nxor jashtë ligjit. Po, udhëheqësit fetarë të Evropës shihnin djallin brenda atij rrethi të vogël, të cilin e lidhnin fort me Islamin. Por numri nuk pushoi së qeni i dobishëm, dhe tregtarët e dinin mirë. Pra, kur ata e përfshinin zero në librat e tyre, e bënin këtë në fshehtësi – dhe fjala “shifër” u bë sinonim i “kodit”.

Për fat të mirë për matematikën evropiane, tabuja nuk zgjati. Pa zeron, Njutoni dhe Leibnizi nuk do të kishin qenë në gjendje të shpiknin aritmetikën, Descartes nuk do mund të kishte zbuluar se si të grafikonte pikat dhe shitësit e makinave nuk do të ishin në gjendje të verbonin klientët me fraza misterioze “0% APR”.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO