Kush e shpiku instagramin?

Instagram është njëri ndër aplikacionet që është i pranishëm pothuajse në çdo telefon të mençur.

Auto & Tek

11/01/2016 16:43

Si rrjeti social që flet vetëm me fotografi dhe video, instagrami është aplikacioni që ka ndryshuar mënyrën se si jetojnë njerëzit sot.

Kjo pasi shumë prej tyre, as nuk hanë pa publikuar së pari një fotografi të pjatës së tyre në Instagram.

Mirëpo, shtrohet pyetja, kush qëndron prapa këtij aplikacioni që ka ndikuar aq shumë në jetën virutale të njerëzve?

Aplikacioni instagram, ishte krijuar nga dy shokë: Kevin Systrom dhe Mike Krieger, në tetor të vitit 2010.

Vetëm pas dy vjetësh instagrami kishte filluar të bënte bujë me 100 milionë përdorues aktivë, për t’i trefishuar më pas në dhjetor të vitit 2014, ku numri i njerëzve që kishin instagram shkoi deri në 300 milionë, transmeton Klan Kosova.

588902402_orig

Puna për krijimin e instagramit kishte nisur në San Francisco në Amerikë, kur dy krijuesit kishin vendosur që ta titullonin aplikacionin e tyre instagram nga dy fjalë: Instant kamera dhe telegram – pra telegram përmes kamerës.

Instagrami dikur ishte aplikacion i mundshëm vetëm për ata që zotëronin një pajisje apele, ndërsa tani rrjetin social të fotografive, mund ta përdorin edhe adhuruesit e android-it.

Në vitin 2012, Facebook kërkoi që ta blinte instagramin për 1 miliard dollarë.