Kush e rriti votën e kush e humbi në 7 komunat kryesore të Kosovës (Dokument)

KQZ-ja tashmë është në finalizim të numërimit të votave për zgjedhjet që u mbajtën dje më 11 qershor të këtij viti.

Lajme

12/06/2017 14:55

PAN-i vazhdon të kryesojë me rreth 34 %, duke lënë prapa Lëvizjen Vetëvendosje 27 %, kurse e treta është koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën me rreth 25 %.

Por këto zgjedhje kanë pasur dallime të jashtëzakonshme të numrit të votave duke i krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, raporton lajmi.net

Përderisa LDK-ja së bashku me partnerët e koalicionit dhe PDK gjithashtu me partnerë kanë pësuar rënie në vota, është Lëvizja Vetëvendosje e cila është rritur pothuajse në çdo komunë.

Lajmi.net ju sjellë dallimet e votave të partive politike në krahasim me vitin 2014 nëpër shtatë komunat kryesore të Kosovës.

Gjakova – 2014: AAK 27.25%, PDK 16.80%, LDK 16.60%, Lëvizja Vetëvendosje 16.31%.

Gjakova – 2017: PAN 41.62%, Lëvizja Vetëvendosje 30,15%, LAA 23.78%

Gjilan – 2014: LDK 30.20%, Vetëvendosje 25%, PDK 24.73%

Gjilan-2017: Vetëvendosje 41%, LAA 27.58%, PAN 22.30%

Mitrovicë- 2014: PDK 46%, LDK 22%, Vetëvendosje 15%

Mitrovicë – 2017: PAN 36.49%, Vetëvendosje 36.25%, LAA 22.60%

Pejë – 2014: LDK 29.95%, PDK 21.86%, AAK 21.76%, Vetëvendosje 15%

Pejë – 2017: PAN 37.58%, LAA 30.86%, Vetëvendosje 23.62%

Prishtinë – 2014: LDK 35.38%, Vetëvenodsje 24.49%, PDK 19.23%

Prishtinë – 2017: Vetëvendosje 42%, LAA 34.54%, PDK 19.87%

Prizren – 2014: PDK 30.12%, LDK 19.01%, Vetëvendosje 11.70%

Prizren – 2017:  PAN 31.33%, Vetëvendosje 25.42%, LAA 17.28%

Ferizaj – 2014: LDK 33.21%, PDK 31.04%, Vetëvendosje 16.37%

Ferizaj – 2017: Vetëvendosje 34.86%, PAN 30.49%, LAA 29.85%