Kush e ka Ushtrinë më të fortë në Ballkan – Kroacia apo Serbia? Ja ku renditet Shqipëria

SHBA, Rusia  dhe Kina janë tri vendet me ushtritë më të fuqishme në botë.

Lajme

05/09/2017 16:57

Të paktën kështu po del nga matjet të cilat janë bërë nga Global Fire Power, duke u mbështetur në më shumë se 50 faktorë.

Matjet nuk bazohen vetëm në numrin e armëve por edhe në diversitetin e tyre pra në llojet e armatimit. Mjetet bërthamore nuk janë marrë parasysh, kurse fuqia punëtore që e kanë këto vende në dispozicion ka faktor kyç, transmeton lajmi.net.

Aleatët e NATO-s kanë marrë një bonos të lehët në këtë renditje.

Në Ballkan ushtrinë më të fuqishme po del ta ketë Kroacia e cila në këto matje është renditur në vendin e 68-të, duke e lënë prapa Serbinë e cila është në pozitën e 83-të,

Shqipëria ka arritur të dalë në vendin e 90-të, duke lënë prapa kështu Slloveninë, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Në këtë tabelë të 133 shteteve, nuk janë përfshirë fare as Kosova dhe Mali i Zi. /Lajmi.net