Kush e ka pritur këtë? Shikojeni pozitën e Monacos në Ligue 1

Monaco ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në Ligue 1.

Sport

04/12/2018 23:27

Skuadra e Thierry Henry, ka arritur të mposht në udhëtim 0-2 Ameins, me dy gola të shënuara nga Radamel Falcao, nga pika e penalltisë.

Monaco që po kalon sezonin më të dobët në vitet e fundit, me këtë fitore ka arritur të dalë jashtë zonës që dërgon një ligë më poshtë.

Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, Monaco numëron 13 pikë dhe renditet në vendin e 17-të./Lajmi.net/